Ymeri përkrah Agim Bahtirin kundër "planeve të Serbisë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri përkrah Agim Bahtirin kundër “planeve të Serbisë”

    Insajderi
    04 June 2016 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ia ka dalë në mbrojtje Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke thënë se ai po e mbron qytetin nga planet e Serbisë.

    Sipas Ymerit, Bahtiri në kauzën e tij do ta ketë mbështetjen e të gjithëve.

    “Si Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk duam të ndërhyjmë tek raporti midis qytetarëve të Mitrovicës dhe udhëheqjes komunale, por do t’i japim mbështetje të pa rezervë Kryetarit Bahtiri në kundërshtimin që po i bën planeve të Serbisë për ndryshimin e kufijve kadastralë të Komunës së Mitrovicës. Në këtë kauzë ai duhet ta ketë mbështetjen e të gjithëve!”, ka shkruar Ymeri.

    “Një seri sulmesh të orkestruara kanë nisur së fundi kundër Kryetarit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Nga presionet e kërcënimet, deri tek sulmi me armë zjarri që ndodhi së fundi në objektin e Komunës së Mitrovicës”, ka shtuar ai.

    Pak ditë më parë, rreth 10 vetura zyrtare në oborrin e komunës së Mitrovicës janë sulmuar, po ashtu ka pasur sulm me armë zjarri ndaj komunës. /Insajderi

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark