Ymeri dhe Kadaj-Bujupi rrinë ulur kur intonohet himni i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri dhe Kadaj-Bujupi rrinë ulur kur intonohet himni i Kosovës

    Insajderi
    24 February 2017 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe anëtarja e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi kanë qëndruar ulur derisa është intonuar himni i Kosovës.

    Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të Kongresit të katërt të Aleancës Kosova e Re, njofton Klan Kosova.

    Ymeri nuk ka vepruar kështu kur më pas është intonuar himni kombëtar, ai është ngritur në këmbë sikurse të tjerët.

    I pari i Vetëvendosjes ka krijuar edhe më parë polemika rreth simboleve shtetërore. Ai nuk kishte uruar përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e parë ndërkombëtare në futboll, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark