Ymeri: Dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton

    Insajderi
    17 August 2016 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dorëheqja e Adem Grabovcit nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës nuk është e mjaftueshme.

    Ai në një intervistë për Ora News ka thënë se përgjimet telefonike që po publikohen nga Insajderi tregojnë për kapjen e shtetit dhe të drejtësisë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    Adem Grabovci, protagonist kryesor i Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të publikuara nga Gazeta Online Insajderi ku dëshmohet se si zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës shtrijnë ndikimin në institucionet e pavarura të vendit – ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie të martën.

    Ai ka njoftuar se dorëheqja e tij vije si pasojë e publikimit të këtyre përgjimeve, pasi që sipas tij, “këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.”

    Menjëherë pas dorëheqjes së Grabovcit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke thënë se Grabovci ka qenë vetëm ekzekutues i urdhrave të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark