Ymeri kërkon që Kosova të marrë masa ndaj Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri kërkon që Kosova të marrë masa ndaj Serbisë

    Insajderi
    04 January 2017 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur si të papranueshme arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ymeri ka thënë se në këto rrethana, Qeveria e Kosovës duhet të ndalë dialogun me Serbinë por edhe tregtinë dhe siç ka thënë ai, koncesionet ndaj saj.

    “Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e institucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Ymeri.

    “Është e qartë që përkëdhelja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht”, ka thënë Ymeri.

    “Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark