Në aktivitetet që i ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje me rastin e festës së ‘28 Nëntorit’ në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kryetari i saj, Visar Ymeri, ka thënë se këtë 28 nëntor ia kemi kushtuar aktivistit tonë Astrit Dehari.
“Këtë ditë që po e shënojmë, kur shqiptarët e shpallën veten komb dhe shtet, ne do të ia kushtojmë aktivistit tonë Astrit Dehari”, ka thënë Ymeri.
Në këtë rast është vendosur një fotografi e madhe me portretin e Astrit Deharit në njërën nga ndërtesat në shesh, me mbi shkrimin “Drejtësi për Astritin”./Insajderi.com