Ymeri: ‘Klika’ qeverisëse ka rrezikuar ta zhbëjë Republikën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: ‘Klika’ qeverisëse ka rrezikuar ta zhbëjë Republikën

    Insajderi
    14 October 2016 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Ymeri, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në një intervistë në televizionin publik se s’ka asnjë gjë të mirë që mund t’i faturohet kësaj qeverie.

    Madje Ymeri pohoi se nëse lejohet “kjo klikë rrezikon ta zhbëjë Republikën”.

    “Gjëja e vetme e mirë ka qenë shkarkimi i ministrit (Aleksandër) Jabllanoviq, por edhe atëherë kjo ndodhi për shkak të qytetarëve e jo për vendim të qeveritarëve”.

    “Por, të këqijat e kësaj qeverie janë të rrezikshme, po të lejohen të zbatoheshin, si për shembull ‘Zajdencia’ që do ta shndërronte Kosovën në një Bosnje të dytë, ose Demarkacioni do t’i shkëpuste territorin. Por më pas edhe do të përdorej si precedent për shënjimin e kufirit Kosovë-Serbi”, pohoi Ymeri.

    Lideri i LVV-së po ashtu ka akuzuar se “ka një lidhje kriminale mes policisë dhe pushtetit dhe po ashtu dimensioni mediatik që shpërfaqet në disa media, përfshirë Radio Televizionin e Kosovës ku po e bëjmë këtë intervistë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark