Ymeri kritikon qeverinë rreth trajtimit të minierës së Trepçës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri kritikon qeverinë rreth trajtimit të minierës së Trepçës

    Insajderi
    02 October 2016 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, kritikon qeverinë e Kosovës për mungesë të planifikimit strategjik të zhvillimit të Kosovës me ç’rast kjo po rrezikon edhe Trepçën, ka thënë Ymeri në një konferencë për medie.

    Ai ka thënë se Trepça është mbetur peng nga mungesa e guximit drejtues nga ana e ekzekutivit dhe është nën kërcënimin për tjetërsim e ndarje nga Serbia e gjithashtu edhe zhbërje nga AKP-ja.

    “Mungesa e guximit drejtues nga ana e ekzekutivit është shkak që Trepça vazhdon të mbetet peng. Në njërën anë mbeti pa investime e rritje të kapacitet prodhues, e në tjetrën është nën kërcënimin për tjetërsim e ndarje nga Serbia por dhe likuidim e zhbërje nga AKP-ja”.

    Ai e ka quajtur Trepçën motor të zhvillimit industrial.

    “Trepçën e cila me kapacitetin e saj mund të jetë motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit, dhe garantues i bashkimit e integrimit, sot është shndërruar në të kundërtën e saj”, ka thënë Ymeri.

    Në seancën e fundit që u mbajt në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa tregoi se ligji për Trepçën do të nënshkruhet me 2 nëntor. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark