Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

    Insajderi
    17 April 2025 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se përgjegjës për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk janë partitë opozitare, por lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Opozita s’po e bllokon, Kurti po e bllokon. Opozita po thotë që ky është ligji dhe duhet me i respektu procedurat e Kuvendit. Kjo kish dashtë me qenë kërkesë e secilit deputet”, u shpreh Ymeri në RTV Dukagjini.

    Ai theksoi se ndonëse procedurat ndonjëherë mund të jenë në kundërshtim me vullnetin politik, ato duhet të respektohen.

    “Deputeti duhet me u kujdes që procedurat mos me u shkel. Por procedurat ndonjëherë janë në kundërshtim me vullnetin tënd. Shpeshherë ligjet na duken si pengesë në atë që dojmë me bë, por s’ki qare pa i respektu”, shtoi ai.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark