×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga sulmi në Ibër-Lepenc, po bën dëm jashtëzakonisht të madh

    Insajderi
    04 December 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Visar Ymeri tha se kryeministri Albin Kurti, është përpjekjur për të përfituar politikisht nga sulmi në kanalin Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.

    Ymeri ka deklaruar se Kurti ka përdorur sulmin për fushatën e tij politike, duke bërë deklarata që më shumë i shërbyen interesave të tij elektorale.

    “Unë e kam parë kush është munduar me përdorë politikisht  këtë sulm, e ai ka qenë kryeministri Kurti. Prej natës së parë, kur e ka pas konferencën për shtyp. Unë e kam parë në krejt atë deklarim Kurti për këtë gjë, më shumë ka pas fjali që i shërbejnë fushatës së tij ose ai mendon që i shërbejnë. Fjali të cilat e sulmojnë opozitën, meidat gazetarët. Sesa që ka folur për sulmin dhe për atë se çka ka më bë ky si kryeministër për me sanu dëmin dhe në anën tjetër për mi parandalua sulmet e tilla”, ka thënë Ymeri.

    Sipas Ymerit, në vend që të bashkonte shoqërinë dhe forcat politike për të dënuar sulmin dhe për të mbështetur hetimin e tij, Kurti ka përdorur këtë rast për të vazhduar polarizimin politik dhe shoqëror të vendit për qëllime elektorale.

    “Në këtë drejtim Kurti ka qenë i pari dhe i vetmi që është munduar të përfitojë pikërisht nga ky sulm. Prej asaj nate dhe të nesërm dhe secili që është deklaruar se pari e ka dënuar sulmin dhe e kanë kërkuar që kryerësit e veprës me u hetu, arrestu dhe dënu. Dhe këtu kanë qenë në sinkron thuajse të gjithë prej ambasadave të huaja deri të partitë opozita. Përveç Kurtit që dëshironte me përdorë këtë rast që me vazhdu polarizimin politik e shoqëror për qëllime politike e elektorale. Po bën dëm jashtëzakonisht të madh, sepse pamundëson një unitet dhe bashkërendim të forcave politike e shoqërorë në Kosovë karshi sulmeve”, ka shtuar Ymeri. /Dukagjini

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark