Ymeri reagon për urdhërarrestin kundër Albin Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri reagon për urdhërarrestin kundër Albin Kurtit

    Insajderi
    21 April 2017 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrest ndaj deputetit të kësaj partie, Albin Kurti, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se gjyqësia në Kosovë është e varur nga pushteti politik, që sipas tij, “po na shndërron në vend qesharak”.

    “Po bëhemi gaz i botës,” ka shkruar ai.

    “Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin”, ka shkruar Ymeri.

    “Edhe pse shkencëtarët kanë ngritur me argumenta e studime çështjen se Kosovës po i vidhet territori përmes një marrëveshje të padrejtë të nënshkruar nga pushtetarët, në vend se të hetohen ata që ia cenojnë integritetin Kosovës, kërkohet arrestimi i Albin Kurtit që ka protestuar për të kërkuar një demarkacion më të drejtë”.

    Ymeri ka kërkuar që fletarrestim ndaj ish-liderit të VV-së është i pabazë dhe joligjor, dhe si i tillë  “duhet të anulohet menjëherë.”

    “Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e lluksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentat janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll”, ka shkruar ai.

    “Kosova e protestës kundër këtyre fenomeneve tashmë i numëron dhjetëra muaj burg për qindra aktivistë, e sot po kërkojnë ta arrestojnë dhe Albin Kurtin.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark