Ymeri shqetësohet për krijimin e një komune të re serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri shqetësohet për krijimin e një komune të re serbe

    Insajderi
    05 March 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një konferencë të mbajtur për shtyp ai ka thënë se qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zajednicën dëshirojnë që këto komuna t’i bëjnë me banorë serb, shkaku se ato kanë shumë veçori.

    Disa prej tyre fshatrave që pretendohen të kthehen në komunë me shumicë serbe janë pjesë ku është hekurudha që lidh Fushë-Kosovën me Mitrovicën, është lumi Sitnica, kanali i Iber Lepencit si dhe shumë toka bujqësore

    “Votimi i detyruar i Thaçit për president nuk mund të bëhej pa bekimin e Vuçiqit. Mustafa e Thaçi janë vërë një me “Zajednicën” dhe të pandashëm. Komuna e Prelluzhës është e rëndësishme për Serbinë, dhe themelimi i saj në Asociacion i kushton shumë Kosovës. Kjo komunë me fshatrat Stanovc i epërm dhe i ulët janë të banuara me shqiptar dhe kjo ka pasuri të linjit. Themelimi i Asociacionit i lejon kësaj komune te merr Serbia kompetenca mbi këtë pasuri”, deklaroi Ymeri.

    Ymeri, ka thënë se serbët çdo herë në prononcime publike thonë që në “Kosovën e tyre” kanë pasuri të linjitit si dhe termocentralet e nëse këto fshatra bëhen komunë atëherë Serbia do të menaxhonte drejtpërdrejtë me pasuritë tona.

    Sipas Lëvizjes Vetëvendosje ka edhe shumë arsye për të protestuar edhe në seancën parlamentare që parashihet të mbahet më 10 mars.

    Kurse për protestën e ardhshme të opozitës së bashkuar që planifikohet të mbahet më 26 mars, Ymeri ka thënë se ajo do të jetë paqësore si çdo herë tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark