×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri skeptik: Nuk di a ka ndonjë parti që do t’ia siguronte Osmanit edhe një mandat si presidente

    Insajderi
    05 October 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së fuqisë elektorale, Albin Kurtit i erdhi nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin.

    Sipas tij, tashmë një raport i tillë mes Kurtit dhe Osmanit nuk ekziston.

    Ymeri thotë se mënyra se si presidentja Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo shumë e favorshme për LDK, ku shton se goditja më e madhe për numër votash gjatë vitit 2021 i ka ndodhur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Unë mendoj që një pjesë të konsiderueshme të rritjes së fuqisë elektorale të Kurtit ka ardh edhe për shkak të bashkëpunimit me presidenten Osmani, bashkëpunim ky i cili më nuk egziston, nuk mundet praktikisht të organizohet njëlloj si në vitin 2021 meqë Osmani është presidente dhe nuk ka të drejtë të angazhohet në politikën ditore e aq më pak në atë elektorale, për shkak të qarjes e cila po bëhet cdo herë e më e dukshme në publik në mes zonjës Osmani dhe Kurtit. Nuk e di nëse LDK do ishte e gatshme për një gjë të tillë, sepse mënyrë se si Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo fort e favorshme për LDK dhe jo fort e knaqshme për të gjitha ato mundësi që LDK kishte krijuar për të. Goditja më e madhe në vitin 2021 nëse flasim për numër votash i ka ndodhur LDK”, tha ai.

    Sipas tij, VV-ja nuk është e interesuar që Osmani të jetë presidente edhe për një mandat tjetër.

    “Osmani do të kishte pasur dëshirë që ta vazhdonte edhe një mandat për presidente, dhe tash a ka parti poltike në Kosovë që do t’ia siguronin një mandat këtë nuk e di, LVV nuk është e intersuar më që Osmani të vazhdoj si presidente, dhe pastaj mbetet të shihet nga partitë tjera. Nga partitë tjera nuk është se ka ndonjë mendim pozitiv për zonjën Osmani me përjashtim të njerëz të caktuar të LDK”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark