Ymeri: Thaçi nuk ka guxim të ballafaqohet me Selimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Thaçi nuk ka guxim të ballafaqohet me Selimin

    Insajderi
    13 March 2016 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në debatin mes komandantëve të UÇK-së. Në një status në profilin e tij në Facebook, Ymeri ka kritikuar direkt presidentin e zgjedhur, Hashim Thaçin për mungesë guximi për t’u ballafaquar me të vërtetën e luftës.

    “Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euoneës më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të”, ka shkruar Ymeri.

    Ai ka quajtur Thaçin, “president në tentativë” i cili po dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së.

    “Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj”, ka shkruar Ymeri.

    Tash që Veseli po del në skenë, sipas Ymerit, Thaçi është ai që po futet gradualisht prapa skenës.

    “Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë”, përfundon Ymeri në postimin e tij.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark