
Ymeri ka theksuar se gjatë takimit, në të cilin kanë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa, ka shfaqur mospajtimin e vet me kushtëzimet që u bëhen qytetarëve të Kosovës me Marrëveshjen për demarkacion.
A po ashtu i ka thënë Hahnit se normalizimi i marrëdhënieve Kosovës – Serbi, bëhet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë Republikën e Kosovës.
“Diskutuam edhe për dialogun me Serbinë që po ndodh në Bruksel dhe për marrëveshjet e arritura atje, e të cilat po e pamundësojnë sovranizimin e Republikës së Kosovës dhe po e vendosin shtetin tonë në pozitë inferiore politike e ekonomike karshi Serbisë.
Normalizim të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë mund të ketë vetëm pasi Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, ndërkohë që integrimi i serbëve të Kosovës bëhet vetëm përmes dialogut të hapur demokratik për zhvillim ekonomik e social”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Ymeri i ka thënë Hahnit se Serbia po synon që ta dobësojë Kosovën me ndërhyrjen e saj brenda territorit të Kosovës. /Insajderi.com