Ymeri: Vetëvendosje, krejt potencialin në funksion për ta ndalur demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Vetëvendosje, krejt potencialin në funksion për ta ndalur demarkacionin

    Insajderi
    22 August 2016 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se janë të vendosur që të mos e lejojnë ratifikimin e marrëveshjes aktuale të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Ymeri në një intervistë për gazetën “Shekulli” përsëriti qëndrimin e prerë të opozitës dhe të partisë që ai drejton se ndarja e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të kalojë, sepse Kosovës i merren më shumë se 8200 hektarë tokë.

    Ai tha se VV do të vendosë në dispozicion të procesit kapacitetin e saj njerëzor e logjistik në funksion të ndalimit të versionit aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark