Ymeri zotohet se në vitin 2017 vendin do ta çojnë në zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri zotohet se në vitin 2017 vendin do ta çojnë në zgjedhje

    Insajderi
    04 January 2017 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është zotuar se në vitin 2017, së bashku me qytetarët, shoqërinë civile dhe mediet, do të bëjnë çmos për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

    Ai ka thënë se rruga e mbarë këtë vit për Kosovën do të nisë me dorëheqjen e kësaj qeverie.

    Sipas Ymerit, ekzekutivi duhet të dorëhiqet për shkak të dështimeve të shumta dhe shkeljes së Kushtetutës.

    “Arsyet kryesore pse kjo qeveri do të duhej të dorëhiqej janë produktet e saj të mbetura në tentativë: Zajednica, që Gjykata Kushtetuese e shpalli në 23 pika antikushtetuese, dhe demarkacioni, që u konstatua se ndryshon kufijtë, pasi Malit të Zi i falen 8200 hektarë”, ka thënë ai për Epokën e Re.

    Ymeri ka thënë se kjo qeveri ishte e paaftë dhe e pavullnet për procedimin e legjislacionit për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark