Platforma më popullore e videove online, Youtube, është e vendosur të luftojë përmbajtjet ekstremiste dhe videot e pirateruara duke filluar me bllokimin e reklamimit për kanalet me më pak se 10,000 shikues.
Lëvizja vjen në një moment kyç për kompaninë të cilën e braktisën disa marka të shquara biznesi pak javë më parë me frikën se reklamat e tyre do të shfaqeshin ngjitur me video që përmbanin materiale ilegale ekstremiste.
Qeveria Britanike, Tesco, Banka Skoceze, McDonald dhe disa kompani të tjera tërhoqën reklamat nga Youtube. Google u detyruar të kërkon falje publikisht muajin e kaluar.
Kompania tha se ndryshimet e reja nuk prekin ata që fitojnë para nga Youtube dhe nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhurat e gjeneruara.
Bllokimi reklamimit nga kanalet me më pak se 10,000 shikues erdhi pas implementimit të kontrollit të fakteve nga Google në motorin e kërkimit.
Google tha se do të punësojë një staf i cili do të ndjekë nga afër përmbajtjet e padëshiruara në shërbimet si Youtube apo Google Search dhe jo të presë nga përdoruesit raportimin e tyre. Dhe kjo nuk është detyrë e vogël duke pasur në konsideratë se ngarkohen 400 orë video çdo minutë në Youtube. /PCWorld