×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

    Insajderi
    06 September 2019 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    YouTube është gjobitur me një shumë rekord prej 170 milionë dollarësh nga një rregullator amerikan për shkeljen e ligjeve për privatësi të fëmijëve.

    Google, e cila zotëron YouTube, ra dakord të paguajë shumën në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

    Faqja e transmetimit të videove ishte akuzuar për mbledhjen e të dhënave për fëmijët nën 13 vjeç, pa pëlqimin e prindërve.

    FTC tha që të dhënat u përdorën për të targetuar reklama tek fëmijët, gjë që bie ndesh me Aktin e Mbrojtjes së Intimitetit të Fëmijëve të vitit 1998 (Coppa).

    “Nuk ka asnjë justifikim për shkeljet e ligjit në YouTube” tha kryetari i FTC Joe Simons.

    Ai shtoi se kur erdhi puna tek zbatueshmëria e Coppa-s, Google kishte refuzuar të pranonte që pjesë të shërbimit të saj kryesor në YouTube u drejtoheshin fëmijëve.

    Sidoqoftë, në prezantimet për klientët e biznesit, kompania akuzohet se ka paraqitur një pamje tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark