Nëse shikoni vazhdimisht video në YouTube padyshim duhet të jeni mësuar me reklamat të cilat duhet ti shikoni për 5 sekonda e ndonjëherë edhe 30 sekonda në mënyrë që ti kapërceni me butonin “Skip.”
Google nuk do të lejojë më shfaqjen e reklamave 30 sekondëshe në platformë raporton Neowin.
Duke pasur në konsideratë famën e tyre të keqe, kompania ka vendosur të implementojë formate më të shkurtra në vetëm gjashtë sekonda.
Për fat jo të mirë ky ndryshim do kohë përpara se të implementohet. Përdoruesit e Youtube duhet të presin deri në 2018-ën.