×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zaev: Në autobus ka qenë një qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës

    Insajderi
    23 November 2021 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Maqedonisw sw Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi se shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

    Zaev tha se në mesin e udhëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

    Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev shtoi se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

    “Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

    “Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev./Alsat-mk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark