Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zi kombëtare, pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku të paktën 46 persona humbën jetën.
Një autobus me 53 pasagjerë, shumica e të cilëve turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të së martës, teksa po kthehej nga Stambolli drejt Shkupit.
Mes viktimave janë edhe 12 fëmijë. 7 persona , të cilët arritën të dilnin nga dritaret, janë shtruar në një spital të Sofjes, në gjendje të qëndrueshme.
“Vetëm 2 prej të plagosurve janë në gjendje të përshtatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve. Të tjerët janë të tronditur, në kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën”, tha kreu i Shërbimit Investigativ në Bullgari, Borislav Sarafov.