Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tashmë është në Bullgari për shkak të tragjedisë së tmerrshme në autostradën Struma.
Në intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë.
Ai thotë se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.
“Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, tha Zaev.
Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.
“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, tha Zaev.