Zafa: Albini po pisket cep më cep nga halli se po e pret Dubrava – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Zafa: Albini po pisket cep më cep nga halli se po e pret Dubrava

    Insajderi
    04 February 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zafir Berisha kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti është në hall se po e pret Dubrava.

    Sipas tij, milionat e vjedhura në KEK, rezervat shtetërore e tenderat një burimor do të trajtohen nga organet e drejtësisë.

    “Sulmet kundër prokurorisë të shtetit gjatë gjithë fushatës, dhe premtimi për themelimin e organeve paralele në drejtësi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, është përpjekja e fundit që Albini po mundohet për me i ik Dubravës”, ka shkruar Berisha.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Klithmat dhe piskamat cep në cep të Kosovës nga Albini, nuk kanë të bëjn me nuhatjen e tij për humbje të pushtetit!

    Hallin e ka se po e pretë Dubrava, milionat e vjedhura në KEK, rezervat shtetërore, tenderat një burimorë etj etj, do të trajtohen nga organet e drejtësis do a po nuk do ai.

    Sulmet kundër prokurorisë të shtetit gjatë gjithë fushatës, dhe premtimi për themelimin e organeve paralele në drejtësi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, është përpjekja e fundit që Albini po mundohet për me i ik Dubravës!

    Zafa


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark