Zafa kritikon deputetët me një poezi të Fishtës: Ju rrugaça sallahana… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafa kritikon deputetët me një poezi të Fishtës: Ju rrugaça sallahana…

    Insajderi
    19 June 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili dha së fundmi dorëheqje nga ky subjekt politik, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Berisha, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se kur shihet se çka po ndodh në Kuvend, të kujtohen ca vargje të shkrimtarit Gjergj Fishta, shkruan Insajderi.

    Shkrimi i Zafir Berishës:

    Kur e shohim se çka po ndodhën në Kuvend, dhe si po sillen me atdhueun (Kosovën) disa faqezi që thirren në ëmër të popullit, detyrimishtë ta kujton Gjergj Fishtën i cili shkruante;

    Ju rrugaça sallahana

    vagabonda shakllabana

    rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

    qi të mjerës moj Shqipni

    kthelltë hi i keni në mushkni

    pa dhimbë gjakun tuj ia pi…

    Mentaliteti dhe kultura politike është rikthy para luftës dytë botërore, e cila mund të përkufizohet me një shprehje popullore, për inat të resë me dekt djali!

    Ku primitivizëm politil i dalur nga vota e popullit me 9 shkurt, tregon se sa e meritojmë Kosovën, fatkeqësisht. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark