Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha sot është takuar me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta.
Berisha ka thënë se me rikthimin e tij në Kuvend do të angazhohet që vlerat e kësaj lufte të mbrohen ashti siç e meritojnë.
Po ashtu, ai ka kritikuar ministren e Jashtme Donika Gërvalla për akuzat ndaj Ramush Haradinajt si dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij ka bërë ministra njerëz që UÇK-në ‘e kanë halë në sy’.
“Luftëtarëve të UÇK-së iu kërkova që me 9 shkurt mos të votojnë njerëz që kordinohen me kriminelin Rajdoiçiç për pagën minimale të veteranin dhe ata që invalidët e luftës tash e sa vite i kanë lënë pa proteza”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë: