Zafir Berisha: Ashtu si triumfoi UÇK më 12 qershor të vitit 1999, po ashtu me 9 shkurt 2025, do të triumfojmë koalicioni i veprave - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Zafir Berisha: Ashtu si triumfoi UÇK më 12 qershor të vitit 1999, po ashtu me 9 shkurt 2025, do të triumfojmë koalicioni i veprave

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zafir Berisha, kandidat i Nismës për deputet, është mirëpritur nga qytetarët e lagjes Tabakhane në Prizren

    Ai nga atje tha se koalicioni do të fitojë njëjtë siç ka triumfuar UÇK më 12 qershor të vitit 1999.

    “Me qytetarët e lagjes Tabakhane në Prizren, të cilët e kanë tradit tolerancën dhe mirëkuptimin, po që nuk e durojn poshtërimin dhe ofentimim nga eksponent të regjimit, me që rastë u zotuan para nesh, se më 9 shkurt do ti tregojn vendin “pekmezave” të Vlladimirit.

    Ashtu si triumfoi UÇK më 12 qershor të vitit 1999, duke e larguar përjetësisht Serbinë nga Kosova, po ashtu, me 9 shkurt 2025, do të triumfojmë koalicioni i veprave të mëdha, duke e larguar këtë regjim dhe duke i hapur rrugë një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë”, shkroi ai.

    Berisha shtoi se Koalicioni për Kosovën Fituese 137 është e vetmja mundësi për të kthyer dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

    “Koalicioni për Kosovën Fituese 137 është e vetmja mundësi për ndërrimin e kursit dhe për të kthyer dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për një qeverisje që e respekton të kaluarën, por që e shikon të ardhmen me shpresë dhe angazhim për zhvillim”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark