Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me reduktimet e shumta të energjisë elektrike.
Berisha premtoi se Kosovën do ta nxjerrin nga terri që sipas tij e kanë futur ‘hajdutët’
“E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, e nxorrëm nga balta duke i ofruar infrastrukturë rrugore, shkolla e ambulanca në çdo cepë të vendit.Jemi të gatshëm dhe të vendosur që Kosovën ta nxerrëm edhe nga terri energjetik që e kanë futur hajdutët dhe kusarët e regjimit. Së bashku ja dalim!”, shkroi ai.