Zafir Berisha do t’ia mësyjë sërish garës për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, shkruan Insajderi.
Kryetari i partisë, Fatmir Limaj ka dhënë arsyet se përse duhet votuar Berishën.
“Me kënaqësi sot kam nderin të prezantoj para jush kandidatin për deputet, ish-bashkëluftëtarin tim dhe ish-deputetin, kryetarin e NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha! Zafir Berisha është një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm në periudhën e luftës, por edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë viteve të shërbimit të tij si deputet i Kosovës”, shkroi Limaj në Facebook.
Sipas tij, duke besuar në vlerat e tij dhe duke pasur besim në vizionin e tij për Kosovën, ai është shprehur i bindur se Zafir Berisha është i duhuri për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.