Zafir Berisha: E keqja e madhe në Kosovë quhet Albin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha: E keqja e madhe në Kosovë quhet Albin

    Insajderi
    27 January 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se është koha që qytetarët e Kosovës të bashkohen rreth një fronti politik.

    Ai përmes një video në Facebook ka thënë se e keqja më e madhe e vendit është Albin Kurti.

    “Është koha që të bëhemi bashkë rreth një fronti politik kundër të keqes së madhe që ka përfshirë Kosovën, e keqe e cila është në pushtet fal njerëzve që i është bërë lavazh truni me propagandë të Sputnikut rus dhe Tanjugut serb”, ka thënë Berisha.

    @insajderiofficial #kosova #fypシ゚viral #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albaniche #foryoupageofficiall #viralkosovaalbania🇦🇱🇦🇱 #zafirberisha #albinkurtikryeminister #albinkurtichallenge #albinkurti🇦🇱❤️❤️🇽🇰 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Ai ka thënë se disa mbeturina të Serbisë vazhdojnë të qëndrojnë në Qeverinë e Kosovës.

    “Është një moment jetik që të bëhemi bashkë dhe kësaj të keqe të madhe t`i japim fund, e keqja e madhe, e cila në një formë është e barabartë edhe më të keqen e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Vetëm uniteti i pat dhënë fund asaj të keqe që quhej Serbi, mbeturinat e të cilës, për fatin e keq, vazhdojnë të jenë nën ombrellën e Albin Kurtit në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark