Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka njoftuar se qëndroi në Hoqë të Prizrenit me mbështetës të këtij koalicioni.
Berisha tha se para mbështetësve u zotua për angazhimin për forcimin e sigurisë kombëtare dhe krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik.
“Do të punoj për të rritur kapacitetet e strukturave të sigurisë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për parandalimin e kërcënimeve të mundshme.
Zhvillimi ekonomik është kyç për prosperitetin e qytetarëve tanë. Do të angazhohem për krijimin e politikave të reja që nxisin investimet e huaja dhe vendore, krijimin e mundësive të reja punësimi dhe rritjen e sektorëve kyç, si energjia e rinovueshme, teknologjia, dhe infrastruktura”, tha ndër të tjera Berisha.