Zafir Berisha nga Prizreni: Ky qytet nuk duron ofendimet dhe talljet që i bëhen, vendosi të rreshtohet me njerëzit e veprave të mëdha – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Zafir Berisha nga Prizreni: Ky qytet nuk duron ofendimet dhe talljet që i bëhen, vendosi të rreshtohet me njerëzit e veprave të mëdha

    Insajderi
    03 February 2025 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, tha se sot në Prizren kanë marrë mbështetje masive.

    Sipas tij tubimi në Prizren ishte dëshmia më e mirë se nga 9 shkurti Kosova do të ndryshoj për të mirë.

    “Mbështetja masovike sot në Prizren për Kosovën Fituese 137, është dëshmia më e mirë se nga 9 shkurti Kosova do të ndryshoj për të mirë! Prizreni qyteti i krenarisë shqiptare sot vendosi të rreshtohet me njerzit e veprave të mëdha siç jan Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Prizreni vërtet është qyteti i i kulturës, tolerancës dhe bashkëjetesës në mes nacionaliteteve, por ky qytet nuk duron ofendimet dhe talljet që i bëhet nga ai që jeton me qiraxha në vendin tonë, dhe për këtë ka vendosur me i dhën përgjigjen me 9 shkurt”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark