Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka shprehur angazhimin e tij për ndryshim në takimin me mbështetësit në Opoj.
Ai tha se qytetarët e Opojës, si njerëz të ndershëm dhe punëtorë, nuk mund të lejojnë që vlerat e shtetit të Kosovës të vazhdojnë të devalvohen siç ka ndodhur vitet e fundit.
“Në Opoj me mbështetësin e koalicionit të veprave të mëdha me nr 137, të cilët janë rrestuar për me dhën fund keq qeverisjes në Kosovë”.
Sipas Berishës, opozitarët janë bashkuar për të ndaluar keqqeverisjen dhe për të rikthyer krenarinë e vendit.
Berisha bëri thirrje për mbështetje të koalicionit të veprave të mëdha me numër 137, duke nënvizuar prioritetet e tij për zhvillimin e turizmit dhe subvencionimin e blektorëve në komunën e Dragashit.
“Investimet në turizëm dhe subvencionimi i blektorëve në komunën e Dragashit do të jetën prioritet i yni në 4 vitet e ardhshëm“, shkroi ai.
Zafir Berisha në këto zgjedhje kandidon me numrin 14.