![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Zafir Berisha, kandidat i Nismës për deputet me numër 14, ka vizituar një dyqan të artizanateve duke mbështetur ruajtjen e zejeve tradicionale dhe artizanateve lokale në Prizren.
“Nxitja e zhvillimit të zejtarisë në Prizren dhe kudo në Kosovë nëpërmjet stimulimit dhe mbrojtjes së interesave të zejtarëve është domosdoshmëri,me qëllimin që të ruhen shërbimet dhe prodhimet e zejtarisë”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Mbështetje për promovimin e zejeve tradicionale dhe ruajtjen e artizanateve lokale si një pjesë e trashëgimisë kulturore në Prizren është synimi i koalicionit të veprave të mëdha 137.
Nxitja e zhvillimit të zejtarisë në Prizren dhe kudo në Kosovë nëpërmjet stimulimit dhe mbrojtjes së interesave të zejtarëve është domosdoshmëri,me qëllimin që të ruhen shërbimet dhe prodhimet e zejtarisë.