Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka vizituar disa lagje të Prizrenit.
Ai tha se lagjia Kurilla (7 Shtatori) 11 marsi dhe 2 korriku të Prizrenit, janë në rreshtë me Kosovën Fituese 137 për t’i dhënë fund ‘hajdutëve’ që qeverisin vendin.
“Lagjet Kurilla (7 Shtatori) 11 marsi dhe 2 korriku të Prizrenit, në rreshtë me Kosovën Fituese 137 për të dhën fund hajdutëve që qeverisin vendin. Mungesa e mbështetjes financiare për Prizrenin nga Albini për 5 vite, do të merrën përgjigjen e merituar me 9 shkurt, dhe në Kosova nuk do të ketë kryeministër që e ofendon qytetin tonë historik, të kulturës dhe bashkëjetesës mes nacionaliteteve të ndryshme”, shkroi Berisha.