Zafir Berisha viziton bizneset: Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë, që si asnjëherë tjetër po ankohen – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Zafir Berisha viziton bizneset: Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë, që si asnjëherë tjetër po ankohen

    Insajderi
    01 February 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zafir Berisha, kandidat i Nismës për deputet me numër 14, ka vizituar bizneset në Suharekë.

    Ai tha se bizneset po përballen me probleme të mëdha në vitet e fundit.

    Berisha ka theksuar se emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë.

    “Bashkë me kantidatin e Kosovës Fituese 137 z.Samir Bytyqi në Suharekë vizituam biznese që po përballohen me probleme të mëdha viteve të fundit. Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kosovë, që si asnjëherë tjetër po ankohen, jo vetëm për mungesën e fuqisë punëtore, por edhe për mos mbështetje nga qeveria në ikje. Investimi në trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të stafit mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës dhe produktivitetit të ekipit në bizneset e vogla dhe të mesme”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark