Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, thotë se Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë mbështetje të madhe në fshatin Vlashjë.
“Vlashnja dhe fshtërat e Vërrinit e Lumës janë lokalitete në Kosovë që më së shumëti po e përjetojn në lëkurën e tyre mafin energjetike të regjimit aktual, duke qëndruar në terrë me ditë e javë, por edhe gjatë festave!”, ka shkruar ndër tjerash Berisha në Facebook.
Statusi i plotë:
Sot, në fsh Vlashnje takuam mbështetës të Koalicioni për Kosovën Fituese me nr 137, i cili ka një plan të qartë për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektivin për ta anëtarësuar Kosovën në NATO, duke siguruar stabilitet dhe siguri për qytetarët e saj.
Vlashnja dhe fshtërat e Vërrinit e Lumës janë lokalitete në Kosovë që më së shumëti po e përjetojn në lëkurën e tyre mafin energjetike të regjimit aktual, duke qëndruar në terrë me ditë e javë, por edhe gjatë festave!
Prandaj premtova se vendosmëri do të insistojm që Kosovën ta mxerrim nga terri me projekte të mëdha, që të tjerët nuk kanë guxim për me i bër.