Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Zafir Berishën si pjesë të ekipit të tij politik, duke e konsideruar atë një figurë me kontribut të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës.
Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar punën dhe veprimtarinë e gjatë të Berishës, duke theksuar se ai ka qenë i pandalshëm në rrugëtimin e vendit që nga periudha e luftës e deri më sot.
Ky është postimi i tij i plotë:
Zafir Berisha, mirësevjen krah nesh!
Puna, veprimtaria dhe kontributi yt i gjatë në gjithë rrugëtimin e Kosovës që nga lufta e deri sot, janë vlerë e pakontestueshme e shoqërisë sonë. Tashmë është e ditur që nuk u theve dhe nuk pate rrugë të lehta, por gjithmonë qëndrove dinjitoz dhe besnik ndaj asaj që bashkë besuam dhe besojmë: Kosova ka nevojë për ndryshim dhe ecje para në drejtimin e saj perëndimor bashkë me aleatët e saj.
Punë të mbarë e suksese, Zafir!