×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaharova i bashkëngjitet propagandës serbe: “Kosova nuk është shtet, ajo është vrimë e zezë në Evropë”

    Insajderi
    28 June 2021 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse Marija Zaharova, duke e përkrahur Serbinë në propagandën se saj kundër Kosovës, ka thënë se “10 vjet më parë, në televizionin CNN vazhdimisht shfaqej reklama “Kosova është një vend i mundësive”, dhe ka shtuar se “as tani Kosova nuk është shtet dhe në të nuk ka mundësi”, transmeton gazeta serbe Kurir.

    “Kosova nuk është shtet dhe nuk ka mundësi”, vazhdon Zaharova në një intervistë për Kurir, duke pretenduar se “sot ajo është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe jo tolerancës kombëtare dhe fetare”.

    Zaharova tha se “projekti perëndimor “Kosova” dështoi, pavarësisht nga paratë e mëdha që u derdhën në të”.

    Video:

    “Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, po predikon ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin e Evropës”, ka pretenduar Zaharova.

    Zaharova kujton se marrëveshjet e Brukselit janë harmonizuar në vitin 2013 dhe se Beogradi “e ka përmbushur pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor – krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Autoritetet aktuale të Kosovës nuk duan ta marrin fare në konsideratë këtë çështje dhe Brukseli është duke u kufizuar në thirrje sa për sy e faqe, pa hapa konkretë”, ka thënë Zaharova, duke theksuar se ajo nuk sheh ndonjë kuptim të përfshirjes së Rusisë në procesin e negociatave./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark