Shkruan: Hisen Berisha
I nderuar Kryeminister!
Në pozitën e Kryeqeveritarit, keni ardhur me parullën kryesore ”Zajednica” nuk kalon”!
Për aq sa na keni informuar përmes qëndrimeve në parlament e media, u duk se Ju jeni ende duke i qëndruar besnik kësaj parulle.
Unë si ish-pjestar i UÇK-se, si luftëtarë e komandant, nuk kam pasur asnjë ngjyrim partiak në luftë kundër forcave serbe, edhe tash të siguroj se nuk do të kam ngjyrim partiak kur vije në pyetje çështja e mbrojtjes së sovranitetit politik e integritetit territorial të Kosovës.
Me parullen “Zajednica nuk kalon” unë do të isha përkrahës i juaji në këtë rast që me të vërtetë të mos kaloj.
Por, unë po e shoh se Kryministri po heqë dorë nga kjo kauzë, ashtu siç ke hequr deri tani nga të gjitha kauzat.
Kryeministri, duke marrë parasysh ato çfar deklaroi sot, në foltore, në seancën 093, të Kuvendit të Republikë së Kosovës, me retorikën e zakonshme dha shenja se po provon ta përgatis opinionin se e ke pranuar/nënshkruar ZAJEDNICËN, duke u munduar ta ambalazhoj arsyeshmërinë e mashtrimit të tij me “marrëveshjen e parimeve 2013 dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëvrshjen për implementim të vitit 2015, për vetëm 4 kushtet e tija dhe 2 kushte të huazuara nga vendimi i gjykatës, duke i abstrahuar edhe 20 gjetje tjera meqë aty janë 22 të tilla”.
Por, cila është taktika e mashtruesit për ta pësosur retorikën mashtruese, t’iu flas qytetarëve për atë që mësë shumti i mundon dhe t’iu flas pikërishtë me atë gjuhë që e presin.
Një nder taktizimet është edhe tendenca për t’iu referuar si e dëmshme “Marrëveshjes së parimeve të 2013” por duke e shmangur ti referohet “Marrëveshjes për implementim të vitit 2015” e cila i dërgon nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese (si interpretuesja dhe mbrojtësja e kushtetutshmërisë së vendimeve politike), edhe të “marrëveshjes për Asociacionin” edhe “Statutin”.
Por, une po ia deshmoj Kryeministrit se po mashtron, po i sjellë zotimet e ndërmjetësve ndërkombëtarë që do ndërnerren nëse Kosova e implenenton Asociacionin me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, e po i prezanton si kushtëzime të tijat, që ai gjoja po i bënë ndaj partnerëve ndërmjetës ndërkombëtar. Ky është një informacion i cili më është transmetuar me këshillën, në origjinal nga mesazhi, “Jane Informacione te brendahme – kujdes vec menyra qysh i prezanton, pa permend nga jane marre”.
Ky informacion tregon se mashtruesi Albin Kurti, zotimet e diplomatëve ndërkombëtarë, po i prezanton si kushte se gjoja ky ua paska vënë ndërmjetësve ndërkombëtarë.
Këto zotime janë, në origjinal nga mesazhi:
“1. Qe te shuhen komplet strukturat paralele dhe çarmatosen
2. Qe te kthehen serbet e larguar nga puna, police, prokurore e gjykates
3. Qe Serbia ti sjell para drejtesise kriminelt e luftes ne koaove
4. Qe te i sjell te dhenat se ku jane trupat e shqiptareve qe ende jane te zhdukur nga lufta ne Kosove”.
Këtyre ua ka shtuar edhe plus dy kushte apo vërejtje që i ka bërë Gjykata Kushtetuese, ndaj marrëveshjes së viti 2015, 22 sish.
Po ashtu, dua ta bëj të ditur se edhe tri marrëveshjet antikushtëtuese, ajo për Udhëzuesin për implementimin e marrëveshjes për energjinë, për lëvizjen e lirë dhe targat, jan arritur në frymen e Plani Feanko-Gjerman, siç edhe “zajednica” me statutin sipas FES që është kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Kjo dëshmon se ky Kryeministër ka ardhur në qeverisje me këto objektiva. Pra, falimentimin politik të shtetit, ashtu siç po e fundosë ekonomikisht.
Duke pasur parasysh se, pjesa ma e madhe e burrave që luftuan me pushkë kundër Millosheviçit, kanë tashmë një përvojë politike mbi 20 vjeçare qeverisëse në Kosovë, u bëjë thirrje që ta alarmojnë botën demokratike për agresionin e ri serb, përmes këtij plani edhe njëkohësisht të përgatiten për ta ndalë këtë rikolonializim, me të gjitha fotmat e mjetet në dispozicion.