“Zanin tonë nuk mundeni me e ndal” – Eliza Hoxhës i ndërpritet fjala në Kuvend, reagon me letra para kamerave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zanin tonë nuk mundeni me e ndal” – Eliza Hoxhës i ndërpritet fjala në Kuvend, reagon me letra para kamerave

    Insajderi
    15 July 2025 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka dalë në foltore gjatë seancës së Kuvendit, por fjala e saj u ndërpre nga drejtuesi i seancës, Avni Dehari.

    “PDK iu fton që ta respektoni betimin e deputetit…”, ishte fjalia e Hoxhës përpara se Dehari të urdhëronte ndalimin e mikrofonit, duke thënë se “nuk ka vend për debat”.

    Pasi iu ndal fjala, Hoxha nuk u tërhoq, ajo para mediave fjalimin e shkruar e paraqiti para kamerave.

    “Mos e shkelni betimin e dhënë të deputetit. Jeni betuar ta ruani kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë. Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kthehuni në rendin e ditës. Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër, as për një komision për votim të fshehtë. Ju lutem thirrni arsyes. Mos e cenoni demokracinë. Mos e mbani peng Kosovën. Ju edhe mundeni me na e ndal mikrofonin… por zanin tonë nuk mundeni me e ndal asnjëherë,” thuhej në letrat e deputetes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark