Zarf i zi në BBVA, çfarë pritet të ndodh? – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Zarf i zi në BBVA, çfarë pritet të ndodh?

    Insajderi
    03 February 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë e rënduar është krijuar mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Derisa po realizohej dasma e Jozit dhe Loredanës, Gjesti hapi një shampanjë për të festuar.

    Por ishte Gerta, banorja e cila vendosi që të bëj diçka që në asnjë BBVA nuk u lejua t’i hedh atij alkool në fytyrë.

    Jo vetëm një herë, Gerta i hodhi Gjestit alkoolin dy herë tek sytë e si shkak edhe u desh të largohej nga shtëpia për mjekim.

    Pas kthimit në shtëpi filluan edhe debate të zëshme, ku siç duket dy pole apo dy grupe në BBVA veçse janë krijuar.

    E pas kësaj në shtëpi të BBVA ka arritur edhe një zarf i zi ku bëhet e ditur se është anuluar televotimi.

    Zarfi i zi ka arritur në shtëpi, por nuk dihet se cili do të jetë dënimi që do të jepet të martën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark