Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Bëni gati valixhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Bëni gati valixhet

    Insajderi
    01 March 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke krijuar shqetësim dhe tension mes banorëve.

    Vendimi drastik nga Vëllai i Madh erdhi si pasojë e sjelljeve të përsëritura të konkurrentëve, të cilët prej kohësh kanë fshehur sende personale të njëri-tjetrit, përfshirë cigaret dhe veshjet.

    Në zarfin e zi, Vëllai i Madh i paralajmëroi ashpër banorët, duke theksuar se toleranca ka përfunduar dhe se ata duhet të dorëzojnë menjëherë të gjitha sendet e fshehura.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Përmbajtja e zarfit:
    “Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sende personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që t’i dorëzoni menjëherë të gjitha sendet e fshehura. Sonte do të merren masa të rrepta. Të gjithë, bëni gati valixhet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark