Zbardhen detaje ku dyshohet se një 17 vjeçar në Lezhë ka qëlluar me armë një 65 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen detaje ku dyshohet se një 17 vjeçar në Lezhë ka qëlluar me armë një 65 vjeçar

    Insajderi
    24 January 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë.

    Mësohet se vrasja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhës dhe viktima është Lekë Gjonaj, 65 vjeç.

    Autori i vrasjes dyshohet se është 17-vjeçari Florjan Përvathi, i cili pas krimit është dorëzuar në polici. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes.

    Kjo është vrasja e radhës në Lezhë, qytet i cili është duke u përballur me nivele të larta të kriminalitetit gjatë muajve të fundit.

    Lezhë/Informacion paraprak

    Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.

    Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

    Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark