Zbardhen detaje të reja nga krimi në Fier: Vajza që vrau babanë, dyshohet se u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zbardhen detaje të reja nga krimi në Fier: Vajza që vrau babanë, dyshohet se u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar

    Insajderi
    27 July 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zbardhur detaje të reja rreth vrasjes që ndodhi në Frashër të Fierit para dy ditësh, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë babanë e saj, A.R., 56 vjeç.

    TopChannel ka raportuar për dinamikën e ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e viktimës. Në momentin e krimit ishin prezentë vajza, nëna e saj (bashkëshortja e viktimës) dhe një person i identifikuar si Ç.D, 55 vjeç.

    Dyshohet se fillimisht vajza ka goditur babanë në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Ç.D. e ka mbajtur nga duart ndërsa ajo e mbyti me tel. Gjithashtu, dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta dhe prerëse gjatë aktit.

    Nëna e vajzës dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

    Krimi u zbulua falë përgjimit të telefonit, ku vajza 26-vjeçare komunikonte pas ngjarjes me bashkëpunëtorin e saj, Ç.D., me të cilin dyshohet se kishte marrëdhënie intime. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

    Policia ka arrestuar tre të dyshuarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark