Zbardhen detajet, ja si nisi sherri në Laç ku mbetën të plagosur 5 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zbardhen detajet, ja si nisi sherri në Laç ku mbetën të plagosur 5 persona

    Insajderi
    04 May 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjeza.

    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve ⁠Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark