Mëngjesin e djeshëm (28 shtator) Lezha u trondit nga vrasja e oficerit Saimir Hoxha i cili u qëllua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Ora News ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.
Burime bëjnë me dije se Rama ka pasur me vete 2 krehër pistolete.
Njërën e ka hedhur në vendngjarje pasi qëlloi Saimir Hoxhën e ndërsa tjetra u gjet në vendin ku plagosi veten.
Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sedilja e pasme e mjetit me një plumb në qafë.
Ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark i cili ka kaluar pranë zemrës.
Sipas hetuesve janë gjetur 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë