Zbardhet djegia e qëllimshme e “Benzit” në Vlorë, momenti kur 17-vjeçari i vuri flakën makinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhet djegia e qëllimshme e “Benzit” në Vlorë, momenti kur 17-vjeçari i vuri flakën makinës

    Insajderi
    13 August 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”. Nga pamjet e kamerave të sigurisë vihet re momenti kur një 17-vjeçar i vë flakën ‘Benzit’ dhe largohet.

    Për shkak të moshës, ai po procedohet në gjendje të lirë. Ndërsa, policia po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

    Njoftimi i Policisë: 

    Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç.

    Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

    Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

    Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark