Zbulohen 3 aeroplanë ushtarak rusë që fluturuan afër Japonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohen 3 aeroplanë ushtarak rusë që fluturuan afër Japonisë

    Insajderi
    25 January 2017 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak pasi ka zbuluar tre aeroplanë të ushtrisë ruse që i janë afruar kufijve të këtij shteti më 24 janar, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.

    Bombarduesit rusë të llojit “TU-95 Bear” i janë afruar tokës japoneze nga veriu dhe më pas kanë fluturuar mbi Detin Japonez gjatë pasdites, thuhet në njoftim.

    Dy prej tyre më pas kanë fluturuar drejt ishullit jugor të Okinavës, duke bërë xhiro përreth shtetit për tu kthyer në Rusi në mbrëmje, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.

    Aeroplanët rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore japoneze, ka thënë Japonia.

    Përballja e tillë e fundit që përfshinte aeroplanët ushtarak rusë në kufi, ka ndodhur në janar të vitit të kaluar.

    Megjithatë, gjatë vitit të fundit, shumica e 500 fluturimeve nga aeroplanë ushtarak të huaj, afër këtij shteti dhe që janë zbuluar nga ministria e mbrojtjes japoneze kanë qenë aeroplanë kinezë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark