Zbulohen datat e “El Clasicos” - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen datat e “El Clasicos”

    Insajderi
    02 July 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipet e La Ligës spanjolle i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në edicionin e ri të garave.

    Sezoni i ri i kampionatit spanjoll do të nisë më 17 e 18 gusht, ndërsa pritet një garë mjaft e nxehtë, shkruan”Gazeta Express”.

    Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampiones si mysafire e Mallorcës së Vedat Muriqit.

    Ndërkaq, Real Madridi, një pretendent i përhershëm për titull kampioni, në xhiron e parë do t’i bëjë konak Osasunës.

    Por, ajo që ju intereson më së shumti tifozëve të futbollit është “El Clasico”, që konsiderohet si ndeshja më e madhe në planet.

    Reali dhe Barça do ta kenë përballjen e parë në xhiron e 10-të, më saktësisht në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor.

    Kurse, “El Clasico” e dytë e zjarrtë mes të përzgjedhurve të trajnerit Hansi Flick dhe të atyre të trajnerit të ri madrilen, Xabi Alonso, do të luhet në “Camp Nou” në xhiron e 35-të më 10 maj të vitit 2026.

    Kjo ndeshje madje mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit, kur dihet se këto dy ekipe do të garojnë mes vete për titullin e më të mirit në kampionatin spanjoll – La Liga deri në xhirot e fundit të sezonit 2025/26. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark