Festivali më i madh i muzikës në Kosovë, Sunny Hill, tanimë ka nisur me përgatitjet.
Nga faqja zyrtare kanë njoftuar edhe datat se kur do të mbahet sa i përket vitit 2025.
Ngjarja më e madhe kulturore në vend sivjet do të jetë tri netë radhazi, 1,2 dhe 3 gusht.
“Përshëndetje, vera juaj po ju flet ‘Nga 1 deri më 3 gusht, gjithçka rrotullohet rreth Sunny Hill Festival’”, shkruajnë organizatorët në faqen zyrtare të festivalit.